I pari i “Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar për aderimet më të reja që janë bërë sot në ‘Lëvizjen Vetëvendosje’.
Kurti sot ka pasur takim me tri profesorët që aderuan në Lëvizje me të cilët thotë se biseduan në lidhje me gjendjen aktuale në vendin tonë e po ashtu edhe për çështjet e arsimit dhe zhvillimit në Kosovë.
Lexojeni postimin e plotë të Kurtit në Facebook:
Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë
Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës.
Biseduam për situatën politike në Kosovë por edhe për çështjet e arsimit dhe zhvillimit në vendin tonë. Na presin punë e angazhime të përbashkëta në Lëvizje drejt rezultateve dhe sukseseve të reja.