Trondit Trump: Clinton, djalli vetë!

Kandidati republikan për president, Donald Trump jo vetëm që ka sugjeruar që zgjedhjet e nëntorit mund të “jenë të manipuluara” por edhe e ka quajtur rivalen e tij “një djall”.

Në një miting ai deklaroi se kishte dëgjuar “shumë fjalë” se gara do të ishte e padrejtë edhe pse nuk ofroi asnjë provë të menjëhershme.

“Më 8 nëntor ne do të bënim mirë të ishim të kujdesshëm, sepse zgjedhjet do të jenë të manipuluara”, tha ai.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në një miting në Pensilvani ai bëri hapin e paprecedent duke e quajtur drejtpërdrejt rivalen Demokratike Hillary Clinton ” një djall”.

Ai sulmoi Bernie Sanders për bashkëpunimin me Clinton në garën Demokratike, duke thënë se ai “ka bërë një marrëveshje me djallin”. Ajo është djalli”.

Demokratët dhe republikanët gjithashtu kanë dënuar Trumpin për komentet e tij në lidhje me prindërit e një ushtar amerikan mysliman.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme