Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e djeshme. Vëlla e motër janë ekzekutuar me breshëri automatiku në oborrin e shtëpisë.
Esmeralda Filopati punonte shitëse tek një market në qytetin e Rrëshenit, ndërsa mbrëmë i vëllai kishte shkuar ta merrte tek puna dhe sapo ishin kthyer në shtëpi.
Ende nuk dihet nëse ka pasur debat fillimisht midis tyre apo autori i ka qëlluar menjëherë teksa ndodheshin në oborrin e banesës, raporton gazetari i Report Tv Elvis Hila. Debatet mes çiftit kanë qenë të hershme. Shkak dyshohen fëmijët, që 47-vjeçari nuk ka mundur t’i marrë ligjërisht edhe për arsye të historikut që kishte pasur më parë me dënimin për dhunë në familje.
U vranë vëlla e motër! Postimi prekës i Dom Gjergj Metës: U tronditëm! Çfarë kobi! Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla?
Forca te shumta policie po ushtrojnë kontrolle në zonë, pasi 47 vjeçari Fatmir Kolecaj dyshohet të jetë i fshehur aty, duke qenë se është edhe zonë e pyllëzuar. Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. I dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje, autori i krimit e kishte kërcënuar edhe njëherë më parë se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.