Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Ndërfushas në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë.
Sipas raportimeve paraprake, viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që kanë çuar në ngjarje.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të saj, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me autorin apo autorët dhe shkaqet e ngjarjes.
Hetimet vijojnë.
The post Tronditet Mirdita, një person humb jetën pas të shtënave me armë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



