Tronditet sërish Kamza/ Sulmohet me armë gjatë natës biznesi i një gruaje, policia jep detajet

Një biznes është sulmuar me armë zjarri gjatë natës në Kamëz. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, ku dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kujtojmë se gjatë natës së mbrëmshme në Bulevardin Blu një automjeti tip ‘Audi Q7’ iu vendos lëndë eksplozive e për pasojë pati dëme të shumta materiale, jo vetëm në automjet, por edhe në një dyqan aty pranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme