Qyteti i Vlorës u trondit sërish këtë të martë në mbrëmje.Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh ndaj një makinë me targa italiane në zonën pranë kishës ortodokse.Raportohet se si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Me armë u qëllua ndaj mjetit ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC, ndërsa të plagosur mbetënElis Ll., Taulant B., Gazmend C.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës.Ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur gjithë dinamikën.