Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka falënderuar me një letër homologun e tij serb, Tomislav Nikoliq, për letrën që i ka dërguar me rastin e inaugurimit të tij.
Trump-i në letër e tij ka shtuar se çmon inkurajimin dhe mbështetjen e Nikoliq-it, ka bërë të ditur presidenca e Serbisë, shkruan B92, transmeton Indeksonline.
“E mirëpres ngrohtësisht urimin që më dërguat me rastin e inaugurimit tim presidencial dhe unë vlerësoj inkurajimin dhe mbështetjen tuaj. Para nesh janë sfidat të cilat unë besoj se mund t’i tejkalojmë nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne gjithashtu kemi mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar qëllimet e përbashkëta, promovimin e stabilitetit global dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit”, ka shkruar Trump në letrën e tij.
Tutje Trump ka thënë se një objektiv i tillë i përbashkët, të cilën SHBA-të vazhdojnë t’a mbështesin si rrugën më të sigurt për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Serbinë, është anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian.
“Unë pres që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, bazuar në vlerat e përbashkëta të popujve tanë “, porositi Trump në letrëm drejtuar kryetarit të Serbisë.