Trump: Mediat sociale kanë më shumë pushtet se paratë, më ndihmuan të fitojë zgjedhjet!

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Mark Zuckerberg ka shpenzuar shumë kohë që nga pas zgjedhja e presidentit të SHBA-ve, duke thënë se Facebook nuk ka pasur rol në zgjedhjen e Trumpit president.

Por pozicioni i tij, përcjell Telegrafi, gjegjësisht pretendimet e tija mund të bien poshtë pas deklarimeve të Trump se Facebook ka qenë një element kyç për të ndihmuar atë të që të sigurojë fitore.

“Fakti që unë kam pushtet të tillë në aspektin e numrave me Facebook, Twitter, Instagram, etj”, tha të dielën Trump. “mendoj se më ndihmoi të fitojë të gjitha këto gara ku ata shpenzojnë shumë më tepër para se sa unë”.

Presidenti i zgjedhur ka specifikuar se rrjetet sociale e kanë ndihmuar atë të fitojë pa pasur nevojë për të shpenzuar në reklama të tjera, digjitale dhe ato tradicionale.

“Unë mendoj se mediat sociale kanë më shumë pushtet se paratë që shpenzohen”, ka shtuar më tej ai.

Ai përcaktoi se ai ka më shumë se 28 milionë ndjekës nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale, dhe tha se ai ishte duke pranuar më shumë çdo ditë. “Unë mendoj se vetëm gjatë një dite kam pranuar 100.000 njerëz”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme