Trump: Obama e dinte se Putin po ndërhynte në zgjedhje dhe nuk bëri asgjë

Presidenti Donald Trump ka akuzuar paraardhësin e tij Barack Obama për mosveprim mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

 

Trump deklaroi se zoti Obama kishte mësuar gjithçka  përpara sondazhit të 8 nëntorit në lidhje me akuzat dhe “nuk bëri asgjë”.

Komentet e tij pasuan një artikull në gazetën amerikane “Uashington Post” e cila bënte të ditur se zoti Obama mësoi gushtin e kaluar rreth “përfshirjes së drejtpërdrejtë” të Presidentit Vladimir Putin në procesin zgjedhor amerikan.

Ndërhyrja e pretenduar është subjekt i hetimeve të nivelit të lartë në SHBA, shkruan “BBC”

Presidenti Putin ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ndërhyrje të vendit të tij në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Artikulli i “Uashington Post” thotë se ish-presidentit Obama ju tha fillim të gushtit të kaluar nga burime të thella brenda qeverisë ruse se Putin ishte i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në një fushatë kibernetike, për të dëmtuar Hillary Clinton dhe për të ndihmuar Trump të fitonte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme