Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, e ka quajtur “qesharak” vlerësimin e CIA-s, se hakerët rusë janë përpjekur për të ndikuar në rezultatet zgjedhore në favor të tij.
Ai i tha Fox News se demokratët janë duke i publikuar këto raporte për shkak të turpërimit që kanë ndjerë për humbjen në zgjedhje.
Të premten, zyrtarët e CIA-s i thanë medieve amerikane se kishin arritur në përfundimin se hakerët rusë ishin duke u përpjekur për të ndihmuar Trump.
Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.
Presidenti Barack Obama, ka urdhëruar një rishikim të plotë të sulmeve kibernetike , të cilat në shënjestër kishin e-mailet e kandidates së Partinë Demokratike për president, Hillary Clinton.
Senatori republikan John McCain, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha në një deklaratë të përbashkët të dielën me zyrtarët e lartë të demokratëve se raporti i CIA-s “duhet të alarmojë çdo amerikan”.