Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar Gjermaninë për tepricën e saj tregtare dhe nivelet e shpenzimeve ushtarake, vetëm një ditë pasi që kancelarja gjermane, Angela Merkel, nënvizoi dyshimet e shtetit të vet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një shtet aleat.
“Ne e kemi një deficit tregtar masiv me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se që duhet për NATO-n dhe ushtrinë. Kjo është shumë keq për SHBA-në. Kjo do të ndryshojë,” ka shkruar Trump në Tëitter.
Të hënën, Merkel i theksoi dyshimet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një aleat, por më pas nënvizoi se është transatlantike e bindur./Express/