Nëse zgjidhem president do të ndaloj mbrojtjen automatike për vendet e NATO-s, ka qenë kjo deklarata e republikanit Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të anulojë një prej parimeve kryesore të Aleancës, pikërisht atë të mbrojtjes kolektive.
Marrëveshja nënkupton angazhimin e të gjitha shteteve anëtare për të mbrojtur ushtarakisht një vend që është pjesë e NATO-s në rast sulmi.
Trump u shpreh se ShBA do të mbrojë vetëm shtetet që përmbushin detyrimet ndaj Washingtonit.