“Trumpi i ka ndihmuar gjithmonë shqiptarët” (Video)

Me ardhjen e Donald Trumpit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrahja e këtij shteti për shqiptarët do të vazhdojë.

Kështu ka Paul Nicaj, shqiptar nga Mali i Zi e që jeton në New York. Madje, ai ka punuar për Trumpin, në hotel “PLAZA”, kur nga ndihmëskamerieri u bë menaxheri kryesor.

“E kam nisur punën në hotel si zëvendëskamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher”, shprehet Nicaj.

Ai thotë se Donald Trump i ka ndihmuar gjithmonë shqiptarët dhe se ka të punësuar në bizneset e tij qindra prej tyre.

“Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Ramiz Alia ka qenë i pari. Dhe, flamurin e Shqipërisë e kanë vendosur për një javë në hotel. Pas Ramizit, ka ardhur edhe Sali Berisha, e më pas edhe Bamir Topi”, ka thënë Nicaj, i cili u shkëput nga hotel “PLAZA”, pas 30 vitesh dhe sot zotëron bizneset e tij në hoteleri, ku ka të punësuar rreth 600 shqiptarë. /Top Channel/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme