Tubimi i nëntë në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, banorët: Kërkojmë hyrje-dalje në rrugën e re! Na janë ndarë bizneset në dy pjesë…

Banorët e Fushë Krujës, Krujës e të Thumanës kanë zhvilluar protestën e nëntë në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, të cilët kërkojnë akses në këtë autostradë, pasi po ndikon negativisht në të ardhurat e tyre.


Në terren ndodhet gazetari i Balkan Web, Igli Çelmeta, i cili ka raportuar se në vendngjarje ndodhen drejtues të Policisë së Tiranës, pjesëtarë të FNSH-së e uniforma të shumta policie.

Gazetari raportoi se në fillim të protestës ka pasur incidente mes protestuesve e forcave policore, pasi banorët kanë çarë kordonin dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Të marrë në një intervistë të shkurtër, një prej protestuesve shprehet se biznesi i tij është ndarë në dy pjesë e nuk ka rrugë për të shkuar në punë, ndërsa një banor tjetër ka thënë se janë të vjedhur.

Banori 1: Rama nuk di nëse është shqiptar apo jo. Nuk na japin përgjigje. Të vijë gjithë kjo Polici e Shtetit këtu është turp. Ne kemi dalë për të drejtën tonë. Këtu është rotondë, nuk është pjesë e autostradës. Janë qindra biznese që janë bllokuar. Protesta nuk do ndalohet asnjëherë. Mua biznesin ma kanë ndarë në dy pjesë. Nuk kemi rrugë për të shkuar në punë. Le ta bëjë me pagesë, por vetëm duam hyrje-dalje në rrugë. Ne ketë gjë duam.

Banori 2: Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme