Tubimi kombëtar i thirrur nga opozita, ja rrugët që nuk do të lejohen qarkullimi i automjeteve! Policia e Shtetit apel protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të sigurisë të ndërmarra për shkak të protestës të thirru nga opozita, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme (11 korrik) , në orën 20:00, përballë institucionit të Kryeministrisë.


Përmes një njoftimi zyrtar, policia shprehet se nga ora 18:00 e deri në përfundim të tubimit nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Sheshi “Nënë Tereza”

Rruga “Ismail Qemali”

Kryqëzimi i rrugës së “Elbasanit” me rrugën “Ibrahim Rugova”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Bulevardhi “Zhan D’Ark”

Bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së “Elbasanit” me rrugën “Ibrahim Rugova”

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve të protestës të largohen nga aktet e dhunës.

Po kështu janë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë si para, gjatë e pas protestës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 11.07.2024, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në perputhje me Kushtetutën dhe legjislancionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme