Tubimi në Tetovë, tërhiqet “Fronti Evropian”

Gazetar: Adrian Kerimi

“Ne kemi vendosur shtabi i Frontit Evropian që tubimin përmbyllës ta zhvendosim një ditë përpara jo më 6 maj por më 5 maj në ora 20 në sheshin Iliria vetëm e vetëm për të mos u futur në skenaret e Rusisë, Putinit, Moskës të cilët përmes veglave të tyre këtu, përmes Bilall Kasamit dhe opozitës shqiptare tentojnë që shqiptarët ti fusin në një sherr mes vete,” tha Arbër Ademi nga Fronti Europian

Më herët kreut i Tetovës, Bilall Kasami tha se nga Koalicioni VLEN është njoftuar më 11 prill, ndërsa nga Fronti Evropian një ditë më vonë. Ai tha se në bazë të kërkesës së arritur në komunë është njoftuar edhe Sektori për Punë të Brendshme.

“Në bazë të parimit i pari që e kërkon i pari e fiton pra komuna ka pasur obligim t’i jep përgjigje koalicionit VLEN dhe ta informon Frontin Evropian se në atë kohë sheshi është i zënë. Neve kemi vepruar në bazë të procedurave. Policia nuk është ajo e cila vendos kush dhe ku do të organizon tubimet. Ne jemi shtet demokratik dhe Evropian në të cilin ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëjtë” – Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Policia ka tentuat të organizon takim koordinues me qëllim shmangien e konflikteve dhe prishjes së rendit e qetësisë publike, por nuk ka arritur që palët t’i ulë në tryezë diskutimi. Ligji për tubime publike nuk obligon leje nga policia por thjesht njoftim për aktivitetet që do të ndërmerr subjekti. Më 6 maj partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse për zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 8 maj. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme