Tucoviqit, denoncuesit të krimeve serbe mbi shqiptarët, i hiqet shtatorja nga Beogradi

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Beograd, 14 nëntor – Të dielën nga sheshi “Sllavija” në Beograd është hequr shtatorja e figurës, njërit nga personalitet më të mëdha të historisë pozitive serbe, të humanistit Dimitrije Tucoviq.

Eshtrat e tij nga ky shesh, ku ishin vendosur para shumë dekadash, u zhvendosen në Varrezat e reja të Beogradit.

I nipi i tij, Millosh Tucoviq, tha se ky akt u zhvillua në mënyrë të padenjë për një personalitet, gazetar e luftëtar për të drejtat e punëtorëve, citojnë mediet serbe, transmeton Koha.net.

“Shtatorja e tij u hoq fshehtas, pa paralajmërim”, – ka thënë ai.

Dimitrije Tucoviq, sikujton Koha.net, ka shkruar për krimet serbe ndaj shqiptarëve në luftërat e saj pushtuese në fillim të shekullit të kaluar, në prag të Luftërave Ballkanike. Si gazetar, ai denoncoi veprimet çnjerëzore dhe përpjekjet pushtuese serbe. Ka lënë një libër publicistik me vlera të jashtëzakonshme për historinë e shqiptarëve, me titull “Seria dhe Shqipëria”, i përkthyer edhe në shqip.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme