E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net
Turistja çeke, e cila u hodh paraditen e sotme nga kati i 6-të i hotelit ‘Tirana Internacional’ në qendër të kryeqytetit, kishte tentuar edhe më parë të vetëvritej.
Mësohet se të dyja tentativat për vetëvrasje, 52-vjeçarja Hana Demetrova i ka kryer në Durrës, ku ka tentuar te mbytet në det, brenda harkut të një muaji. Në një nga rastet, policia ka njoftuar se ajo ishte me probleme mendore.
Në profilin e saj në Facebook, Demeterova nuk zbulon shumë të dhëna për jetën e saj personale. Ajo ka postuar foto me fëmijë të plagosur dhe viktima lufte.
52-vjeçarja rezulton se është presidente e organizatës “Help a man”, që merret me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve.
Ajo shfaqet shumë e ndjeshme, me postimet e saj nga konfliktet e përgjakshme nëpër botë, duke nisur që nga Ukraina e duke përfunduar me Sirinë. Por, nuk mungojnë as fotot apo videot me kafshë.
Këtë ndjeshmëri, ajo duket se e ka shprehur edhe në letrën e saj të lamtumirës ku kërkonte që organet e saj t’i përdornin njerëzit në nevojë. 52-vjeçarja kishte edhe miq muzikantë në Shqipëri.
Në lidhje me të, media çeke ka shkruar për një serë historish mashtrimi ku janë përfshirë disa persona nga Praga, por edhe Shqipëria.
Mësohet se Demetrova ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë, raporton “BallkanWeb”.
Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek.
Nuk dihet se si ka qenë gjendja e saj para se të ndërmerrte aktin ekstrem, por duket se gruaja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli pas në dhomë u gjendën 3 shishe të zbrazura, çka flet edhe për gjendjen e saj të rënduar emocionale dhe psikologjike.