Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.
Ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje me të specializuar. Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën, është përcjellë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistesh gjermane që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.