Turqi, arrestohen ushtarët puçistë

A

Ankaraja zyrtare njofton arrestimin e 11 ushtarëve, pjese e grupit të ngarkuar për të kapur presidentin Rexhep Taip Erdoan natën e grushtit të dështuar të shtetit, ndërsa ky i fundit ndodhej me pushime në një pikë turistike pranë Marmarasë. Ndalimi i ushtarëve është realizuar nga specialet. Ai ka ndodhur gjate një operacioni blic në orët e para të mëngjesit, pas më shumë se dy javësh kërkime në pyjet e kësaj zone. Sipas burimeve zyrtare një prej ushtarëve është ende në arrati. Te dielën presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi nje paketë të re për ndryshimet kushtetuese, sipas të cilës, kreu i shtetit do të ketë drejtimin e agjencive të Inteligjencës dhe Ushtrisë. Që prej tentativës për grusht shteti, autoritetet në Turqi kanë arrestuar dhjetëra mijëra ushtare, policë, gjyqtarë, gazetarë e arsimtarë të cilët akuzohen si persona që kanë patur dijeni për kryengritjen. Ata besohet se janë ndjekës të klerikut Fetullah Gylen, i cili është përgjegjës sipas qeverisë turke për grushtin e shtetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme