Turqia do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për tre muaj, deklaroi sot zëvendëskryeministri Bekir Bozdag.
Gjendja e jashtëzakonshme u vendos në Turqi pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në korrik të vitit 2016.
Bozdag tha se Këshilli kombëtar për siguri do të bisedojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në seancën e ardhshme dhe shtoi se kabineti do ta miratojë këtë veprim.