Pas restaurimit, konservimit dhe rikonstruimit të këtij objekti fetar, me faljen e namazit të xhumasë u bë hapja solemne. Në prezencën e përfaqësuesve të BFI-së dhe delegacionit të Turqisë i kryesuar nga zv.kryeministri Veysi Kaynak, para besimtareve mysliman të Manastirit i hapën dyert e njërës prej Xhamive më të lashta të rajonit, siç u pagëzua “Princesha e Ballkanit”, shkruan almakos.com.
Nga Qendra nacionale për konservim që ka bëre restaurimin e kësaj Xhamie, me financimin e mbi 1 milion eurove nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë, thonë se që nga viti 1912 Xhamia e Hajdar Kadiut u la në harresë dhe në mëshirë të fatit.