Turqia intensifikon bombardimin e kurdëve në Siri

Turqia ka intensifikuar bombardimin e milicisë kurde në veri të Sirisë, përpara ofensivës së paralajmëruar tokësore.

Njësitet Kurde për Mbrojtjen e Popullit thanë se mbi 70 predha janë hedhur në drejtim të tyre, transmeton REL.

Turqia, me muaj të tërë, ka thënë se do ta pastrojë qytetin Afrin nga milicia kurde, të cilën e konsideron grup terrorist.

Qyteti është nën kontrollin kurd qysh në vitin 2012.

Siria ka paralajmëruar kundër pushtimit, duke kërcënuar se do t’i qëllojë avionët turq.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se bombardimi është “de facto fillimi” i pushtimit të planifikuar në Afrin.

Më 15 janar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do të shkatërrojë “ushtrinë e terrorit”, të cilën, sipas tij, SHBA-ja po përpiqet ta ndërtojë me kurdët në kufirin e Turqisë me Sirinë.

Ankarja është e zemëruar që Uashingtoni ka lidhur aleancë me njësitet kurde në Siri, që kanë luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme