Turqia ka nisur operacion kundër IS-it në Siri

Turqia ka nisur një operacion ushtarak për ta pastruar nga militantët e Shtetit Islamik, një qytet kyç kufitar të Sirisë.

Operacioni ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ushtria turke ka hapur zjarr në qytetin ndërkufitar të Jarablusit, ndërkaq avionët turq kanë bombarduar objektivat e IS-it në këtë qytet, raportojnë mediat turke.

“Forcat e armatosura turke dhe koalicioni ndërkombëtar kanë nisur operacion ushtarak, me qëllim që të pastrohet qyteti Jarablus, i cili është në provincën e Alepos nga terroristët e organizatës Daesh”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit turk, duke përdorur akronimin Daesh për t’iu referuar IS-it.

Nuk është akoma e qartë nëse forcat turke ose grupet opozitare siriane të mbështetur nga Turqia po marrin pjesë në këtë operacion.

Ky operacion ushtark vjen në ditën kur nënpresidenti amerikan Joe Biden viziton Ankaranë. Biden është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Turqinë, që prej puçit të dështuar ushtarak të 15 korrikut.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë dje se kufiri shtetërorë me Sirinë duhet të “pastrohet tërësisht” nga militantët e IS-it.

Komentet e tij kanë ardhur pasi qeveria turke ka fajësuar militantët e IS-it për sulmin vetëvrasës në një dasëm më 20 gusht, në qytetin Gaziantep, ku mbetën të vrarë 54 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. /REL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme