Turqia thotë se i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave nga BE’ja

Presidenca turke konfirmoi sot se Ankaraja i kishte përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për marrjen e liberalizimit të vizave për shtetasit e saj që shkojnë në Bashkimin Evropian, parashikuar në kuadër të paktit për migrantët, arritur në vitin 2016.

“Shtatëdhjetë e dy kriteret janë përmbushur për liberalizimin e vizave”, deklaroi Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë shtypi në Ankara duke shtuar se autoritetet europiane ishin informuar.

“Ne shpresojmë se kjo do të japë një shtysë të re në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë”, shtoi ai duke nënvizuar se qytetarët turq duhet ta kishin marrë para shumë kohësh autorizimin për të qarkulluar të lirë në hapësirën Shengen, përcjell Atsh.

Heqja e vizave afatshkurtra të turqve në BE ishte një prej kërkesave të parashikuara në kuadër të paktit migrator të arritur në mars 2016 mes Brukselit dhe Ankarasë, që ka mundësuar reduktimin në mënyrë të konsiderueshme të mbërritjes së migrantëve dhe refugjatëve në Evropë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme