Tuzi bëhet komunë

Tuzi tashmë merr statusin e Komunës.

Lajmin për këtë e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, përmes profilit të tij në Facebook.

Ai ka treguar se qeveria e këtij shteti kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit.

“Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike”, ka thënë Cungu. “Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme