Televizioni i njohur antishqiptarë Tv SITEL i cili përkrahë publikisht partinë nacionaliste VMRO ka cituar gazetarin kontravers Berat Buzhalla i cili i jep përkrahje koalicionit BDI – VMRO !
Televizioni i njohur antishqiptarë Tv SITEL i cili përkrahë publikisht partinë nacionaliste VMRO ka cituar gazetarin kontravers Berat Buzhalla i cili i jep përkrahje koalicionit BDI – VMRO !
Sipas tij vazhdimisht po tentohet që mos të respektohen fituesit e zgjedhjeve të fundit.
“Ajo çfarë po shihet është një tendencë për të mos respektuar votën e maqedonasve dhe atë të shqiptarëve që votuan për VMRO dhe BDI. Po provohet të bëhet një puç i pastër kundër partisë dukshëm më të votuar nga maqedonasit, pra VMRO-së dhe shefit të saj Nikola Gruevski” shkruan Buzhala
Buzhala thotë se nëse nuk shikojmë prapa, nëse i mbyllim sytë për çfarë ka ndodhur vitet e fundit, atëherë secili idiot do të mundë të jepte një formulë të saktë për zgjidhjen atje. VMRO-ja ka fituar bindshëm në mesin e maqedonasve, sikur që BDI-ja ka fituar bindshëm votën e shqiptarëve. Nëse 1 + 1 bëjnë 2, atëherë edhe VMRO dhe BDI duhet të bëjnë koalicion për të qeverisur edhe për një mandat.
Sa i përket koaliconimit mes BDI-së dhe LSDM-së për Buzhalën është shuarje e Ali Ahmetit dhe shkatërrimi i BDI-së
“Nëse dorëzohet para LSDM-së dhe presionit qytetar, atëherë shuarja e BDI-së, shkatërrimi i saj, nuk është më në pikëpyetje. Mbetet vetëm të shihet se kur do të ndodhë kjo. BDI ka rënë në vota në këto zgjedhje, saktësisht për shkak që votuesit e saj ikën te LSDM-ja. Tash, nëse edhe Ali Ahmeti zgjedh të kërkojë azil në LSDM atëherë në këtë mënyrë ai vetëm ua dëshmon atyre 70 mijë shqiptarëve që kishin bërë mirë që kishin ikur te Zaevi disa javë përpara se asaj rruge të shkonte edhe lideri i tyre.
Pastaj, në zgjedhjet tjera, të dëshpëruar, në atë rrugë do të shkojnë edhe votuesit e tjerë që i kishin ngelur BDI-së. Kjo ishte sa i përket kalkulimit brenda korpusit shqiptar. Ali Ahmeti nëse futet në një koalicion me LSDM-në do ta ketë të sigurt që do të humbas keqas në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Maqedoni në këtë pranverë. Vlera e aksioneve të tij politike do të pësojë një katastrofë të vërtetë. Sepse ai është dorëzuar si kurrë më parë në jetën e tij” ” thotë Buzhala në kolumnën e tij të fundit po të isha unë Ali Ahmetin.
Sipas Buzhalës Maqedonia, nën Gruevskin, ka shënuar zhvillim të hovshëm ekonomik, Maqedonia, nën udhëheqjen e VMRO-së, dhe BDI-së, e ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Maqedonia votoi pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Votoi pro kudo që iu dha mundësia, përkundër presionit të madh të Serbisë.
Sa i përket se kush është më antishqiptare VMRO apo LSDM, Buzhala mendon se këto 10 vitet e fundit Maqedonia ka qenë një aleat i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Unë nuk e di nëse është më antishqiptare VMRO a LSDM, por e di që këto 10 vitet e fundit Maqedonia ka qenë një aleat i yni në arenën ndërkombëtare. Një gjë e tillë është bërë edhe falë angazhimit të BDI-së dhe Ahmetit, por sigurisht edhe me pajtimin e VMRO-së. Detajet nuk i di, por i di punët konkrete. Dua të shtoj edhe një gjë: Sa herë e kaloj kufirin në Han të Elezit, në anën e Maqedonisë policët kufitar më flasin shqip.
Kjo nuk ka qenë më parë. E di edhe një gjë tjetër: në administratën shtetërore të këtij shteti janë punësuar rreth 30 mijë shqiptarë. Shqiptarët atje nuk e kanë më problem shkollimin etj., etj. Fare në fund: Kjo marrëveshje e BDI-së me VMRO-në nuk do të duhej të ishte e vlefshme prej tash e deri në ditën e kiametit. Kjo është një marrëveshje politike, e cila edhe mund të prishet në momentin që nuk përmbushen marrëveshjet. Ose në momentin kur BDI-ja do ta vlerësonte se kursi i VMRO-së nuk është pro Bashkim Evropian, pro NATO. Deri në atë ditë nuk ka pse paragjykohet askush. Marrëveshje duhet të lidhin partitë që fituan shumicën e votave të dy etnive kryesore në Maqedoni” shkruan Buzhala
Ndryshe ditë më parë kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski mori mandatin për formimin e qeverisë si fitues në kampin maqedonas me 51 deputet ku ka afat 20 ditë për të formuar qeverinë e re, nëse nuk arrin të formojë atëherë mandati i kalon liderit të LSDM-së Zoran Zaevit dhe nëse edhe ai nuk e bën qeverinë atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.