Twitter’i ia mbyllë llogarinë Julian Assange

Twitteri  i Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, është fshirë nga rrjeti i njohur social, pa u dhënë ndonjë arsye konkrete nga zyrtarët e Twitter.

Megjithëse u spekulua shumë për arsyet e mbylljes së llogarisë së Assange, vetë ai ka zgjedhur të heshtë mbi këtë ndodhi.

Mesazhi i vetëm që mund të shihet në faqen zyrtare të Twitter të Assange të hënën është: “Na vjen keq, kjo faqe nuk ekziston!”, shkruan Periskopi.

Megjithëse u përfol se Assange po përgatiste plasjen e një ‘bombe’ të re përmes një llogarie alternative në Twitter, kjo gjë nuk është konfirmuar – dhe, edhe kjo llogari është suspenduar nga përdorimi po ashtu. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme