U akuzua për vrasjen e Preng Gjinit, arrestohet në Dubai i kërkuari Elson Reçi! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Është arrestuar në Dubai Elson Reçi, i akuzuar për vrasjen e Preng Gjinit, më 15 Shtator 2020, në vendin e quajtur ura e Nishrak-ut.


preng gjini
Preng Gjini

Mësohet se arrestimi i Reçit është kryer me qëllim ekstradimin e tij, për t’u përballur me akuzat në vendlindje.

Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme