U arrestua pas kundërshtimit me forcë të efektivit/ Kush është Elidon Kotorri dhe e shkuara e tij e errët, i dënuar me burgim të përjetshëm për krim të trefishtë, por qëndroi vetëm 20 vite në qeli

Mbrëmjen e së shtunës ka rënë në pranga një personazh i njohur i krimit, i fundit të viteve të rrezikshme të ’90-tës, Elidon Kotorri.


E pse këtë herë ka rënë në pranga sepse kundërshtoi një polic, i cili ky i fundit po përpiqej të qetësonte situatën mes 49 vjeçarit dhe një shtetasi tjetër që po konfliktoheshin, jetëshkrimi i Kotorrit nuk është po aq e “butë”.

Krimi i trefishtë dhe plagosja në fund të viteve ’90

Në fund të viteve ’90, Kotorri vrau tre shtetas dhe plagosi një tjetër, pasi dëshironte të merrte hakmarrje për mikun e tij.

49 vjeçari ekzekutoi shtetasit Andi Hasani, Sokol Alushi dhe Gazmend Zeneli, të cilët kishin vrarë Elton Zajmin.

Zajmi, shok i Kotorrit, u vra nga tre viktimat në vitin 1998, e ky ka qenë motivi që shtyu 49 vjeçarin asokohe të kryente krimin e trefishtë.

Kotorri u dënua me burgim të përjetshëm, por autori i krimit të trefishtë kaloi dosjen e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, derisa e çoi në Strasburg.

Gjykata evropiane, gjeti shkelje në proces, pas pretendimit e të pandehurit se i është marrë ADN-ja pa praninë e avokatit, ndaj e riktheu për gjykim çështjen e Kotorrit. Kështu, drejtësia shqiptare pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi atë me 25 vite heqje lirie.

Duke përfituar nga ulja e dënimit dhe ditët e qëndrimit në paraburgim, Elidon Kotorri qëndroi vetëm 20 vite pas qelisë.

Dhuna ndaj dy vajzave në rrugët e Tiranës

Por e shkuara e errët e Kotorrit nuk mbaron me kaq.

Në prill të vitit 2020, ai, së bashku me dy miq të tij, dyshohet të ketë dhunuar dy vajza në kryeqytet, pasi nuk kanë pranuar të futen në makinën e tij.

Ngjarja ndodhi në zonën e Ali Demit, kur pasditën e 17 prill 2020, rreth orës 16:00, një automjet me targa AA562JM, i cili ishte marrë me qira nga një prej shokëve të Kotorrit, ka ndaluar, e burrat u kërkuan vajzave të hipin në makinë, veprim që ato nuk e bërën.

Tre personat përfshi Elidon Kotorrin i kanë qëlluar me grushta dhe vajzat kishin kryesisht shembje.

“Pasi i refuzuam, kaluan para nesh dhe ndaluan 50 metër më poshtë. Fikën makinën dhe pritën. Kur u afruam nisën të ofendonin e fyenin ‘çfarë ju duket vetja shumë të bukura që na refuzoni’ dhe na kanë rrahur e qëlluar. Na kërcënuan. Më pas na kanë lënë aty e kanë ikur. Njoftuam vetë policinë dhe ambulancën”, kanë dëshmuar vajzat asokohe.

Operacioni policor ndaj kamerave të sigurisë dhe OFL-ja

Në vitin 2023, Kotorri ka qenë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi ka vënë kamera sigurie në kundërshtim të ligjit. Ky operacion policor u shtri asokohe në disa qytete kryesore të vendit.

Sakaq, 49 vjeçari ka qenë subjekt i OFL-së, pasi i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

LEXONI EDHE:

EMRI/ Po konfliktohej me një shtetas dhe kundërshtoi me forcë efektivin, në pranga 49 vjeçari! Kush është autori i një krimi të trefishtë dhe subjekt i OFL-së

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme