U arrestua pasi që e ofendoi Ataturkun në ceremoninë përkujtimore

Emine Shahin (21) u u arrestua nga policia për shkak të fjalëve kundër Ataturkut gjatë ceremonisë së përkujtimit të Ataturkut më 10 nëntor në Edirne. Ajo u arrestua me akuza për fyerje publike. Gjithashtu, në gjykatë u shfaq edhe deklarimi i saj.

Në Turqi 80 vjeotri i vdekjes së themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, u përkujtua me ceremoni të mbajtur dje në të gjithë vendin. Në ceremoninë në Edirne, Emine Sahin filloi të bërtasë me fjalët, “Ataturku nuk është një zot, Perëndia i ka ligjet e veta. Ataturku solli ligjet e Perëndimit. Sahin, u arrestua me akuza për “ofendim të Ataturkut”.

Emine Shahin, e cila u dërgua në Drejtorinë e Sigurisë së Edirne, tha se nuk ndjehet e penduar dhe ka shtuar se Ataturku ishte në kundërshtim me fenë e saj. Pas marrjes në pyetje nga ana e prokurorisë, Emine Sahin u dërgua në burg me akuza për fyerje publike gjatë ceremonisë përkujtimore të Ataturkut./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme