U arrestua për ngacmim sek*ual ndaj dy nxënësve të shkollës, mësuesi maniak shkarkohet nga detyra

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (AKAP) ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës Sali Halili në Rrajcë të Prenjasit, Fatmir Hoxha, pas arrestimit të tij për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve të shkollës.


Në një njoftim të publikuar, AKAP bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, janë kryer verifikimet përkatëse, përfshirë bashkëpunimin me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë në shkollë. Rasti është aktualisht në hetim nga policia e shtetit.

55-vjeçari Fatmir Hoxha u akuzua për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve 13 dhe 14 vjeç. Pas denoncimeve nga familjet e viktimave, komuniteti i zonës kishte kërkuar largimin e tij nga pozita e mësuesit. Hoxha u largua nga fshati Rrajcë pas denoncimit, ndërsa policia arriti ta ndalonte në aeroportin e Rinasit, kur ai po përpiqej të largohej nga vendi duke marrë avionin.

Njoftimi i AKAP: 

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse.

Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme