U bllokua në kanionin e Gjipesë për më shumë se 6 orë, Policia dhe FNSH arrijnë të shpëtojnë turisten gjermane

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një turiste e cila kishte mbetur e bllokuar në Kanionin e Gjipesë.


Shpëtimi i saj është bërë pas 6 orësh kërkime në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm.

Turistja gjermane është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Mbeti e bllokuar gjatë mesditës në kanionin e Gjipesë , shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe ato të FNSH-së i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane.

Pas 6 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, turistja është lokalizuar dhe nxjerrë nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.

Mesditën e sotme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se një turiste gjermane, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishte mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe nuk mund të dilte nga kanioni.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit u nisën shërbimet e Policisë së bashku me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Si rezultat i kërkimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e turistes, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishte pësuar dëmtime.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët dhe turistët, në rast emergjencash ose kur keni nevojë për ndihmë, ju lutemi telefononi në numrin pa pagesë 112 . Shërbimet e Policisë janë gjithmonë në gatishmëri për t’ju ndihmuar dhe për t’ju siguruar në çdo moment dhe në çdo vend!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme