U dogj banesa e gardianit që vrau dy të rinj në Patos

Është djegur në Patos banesa e Martin Skëndaj, gardiani të burgut që më 19 dhjetor vrau me 13 plumba ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij.

Ende nuk dihen hollësi për shkaqet e këtij zjarri por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie e qëllimshme.

Përndryshe banesa ka qenë e pabanuar dhe familjarët e Skëndajt janë larguar nga fshati Kuqar Patos pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.

Për Martin Skëndaj gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas hetimeve shkak për krimin e rëndë ka qenë një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme