U filmua duke dhunuar fëmijët në kopsht, ja sa dënohet edukatorja!

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 muaj dhe 20 ditë burgim ish-edukatoren e një kopshti privat, Denida Rexhepi. 30 vjeçarja u shpall fajtore për veprën penale të “keqtrajtimit të të miturve”. Rexhepi u arrestua më 4 qershor të këtij viti nga Policia, pasi u akuzua për rrahjen e dy fëmijëve të mitur në kopshtin ku punonte. Vetë ish-edukatorja nuk e ka pranuar asnjëherë fajësinë dhe në sallën e gjyqit është mbrojtur duke pretenduar se nuk i ka dhunuar.

Por, në pamjet filmike, sipas Prokurorisë, shihet qartë se ish-edukatorja ka keqtrajtuar fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme