U gjend pa ndjenja pranë banesës, 65 vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital! Detajet e para

Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë në ambulancë teksa po transferohej në spital.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të pasdites së sotme.

Sipas familjarëve, 65 vjeçari i identifikuar si P.M., banues në fshatin Niçë të Pogradecit, është gjetur prej tyre në tokë pa ndjenja, rreth 250 metra larg banesës, ku ai po kulloste bagëtitë e tij.

Uniformat blu në njoftimin e tyre paraprak bëjnë me dije se këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, e se dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Sakaq, pritet dalja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

NJOFTIM

Pogradec/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 65 vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.

Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme