Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të komunitetit serb në Ranillug, nën dyshimin për posedim armësh dhe municione të ndryshme.
Me planin operativ “MORAVA”, sot janë arrestuar të tre të dyshuarit dhe atyre u janë gjetur dhe sekuestruar:
– 1 pushkë mitraloz (PM) M 84 me 182 fishek cal 7.62 mm,
– 1 armë AK 47 me katër karikator me 16 fishek cal 7.62 mm ,
– 1 tytë trombllonike,
– 1 arkë e mbyllur me municion (1200 fishekë) cal 7.62 mm,
– 1 pushkë gjuetie me 23 fishekë,
– 2 thika luftarake,
– 29170 franga CH,
– 5000 $ amerikan,
– 7720 euro.
Një nga tre të arrestuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë në procedurë të rregullt.
© KOHA