Një zyrtar policor ka ndërruar jetë dje pas mesnate, pasi u godit nga një veturë në pikën kufitare në Vermicë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shoferi i v
eturës ishte një shtetas i Shqipërisë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML ndërsa i dyshuari në mbajtje.’
“PPK Vërmicë 29.06.2206-02:40. Raportohet se një person është godit nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në vend ngjarje kanë dalur të gjitha njësit relevante, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.



