Zbulohet kamera pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon para atentatit ku mbeti i plagosur

Një kamerë e vendosur pranë burgut të Drenovës dyshohet se është përdorur për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, i cili u plagos me armë zjarri në Pogradec.

Sipas burimeve, rreth katër ditë më parë policia konstatoi një kamerë të montuar në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon në burgun e Drenovës. Pas verifikimit të pamjeve filmike u identifikuan si autorë të vendosjes së saj vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Nga hetimet rezultoi se kamera ishte instaluar për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, me qëllim që ai të sulmohej në momentin kur do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës.

Motivi i dyshuar lidhet me hakmarrjen e Nikolla Agollit ndaj Brian Syzos, pas konfliktit që çoi në arrestimin e Sindi Syzos për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane.

Ngjarja mori një kthesë të rëndë dy ditë më parë në Pogradec, kur Nikolla Agolli u arrestua pak minuta pasi dyshohet se qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos. Në pranga u vu edhe David Prifti, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”.

The post Zbulohet kamera pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon para atentatit ku mbeti i plagosur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme