U helmuan për herë të dytë, zbulohet menuja e ushqimeve të Sori-Al që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë

Për herë të dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër studentët e Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar nga ushqimi.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rreth 30 studentë janë paraqitur në spital me të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ndërkohë mësohet se institucioni furnizohet me ushqim nga kompania e kateringut  Sori Al.

Menuja e ushqimeve që kursantët kanë konsumuar në darkën përfshin:

Pilaf

Makarona

Fasule

Sallam

Salcice

Kos

Qumrsht

Buke

Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

The post U helmuan për herë të dytë, zbulohet menuja e ushqimeve të Sori-Al që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme