U këput timoni i mjetit lundrues, duke rrezikuar mbytjen e tyre në det! Shpëtohen 6 turistë në Ksamil

Janë shpëtuar mrekullisht 6 turistë në Ksamil, teksa po lundronin në det të hapur, pasi u këput mjeti i transportit, duke rrezikuar kështu mbytjen e tyre.


Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur Fanari të Ksamilit, përballë fshatit turistik Kep Merlin.

Në bord ishin 5 persona dhe drejtuesi i mjetit lundrues, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të gjithë udhëtarët u transportuan me mjetin e tyre lundrues në bregun e Ksamilit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 6 shtetasve në bordin e mjetit lundrues që pësoi defekt në det.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil.

Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme