Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të spitalit të Shkodrës paraditen e sotme (16 shkurt).
Raportohet se i plagosur ka mbetur 24 vjeçari, Amatio Gjoka i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka indetifikuar autorin Anton Gjergji dhe është vënë në ndjekje të tij.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur nga një konflikt i çastit.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë teksa po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje.