Një djalë i mitur, Andi Cakkalli, i moshës 7 vjeç, ka humbur në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.
I mituri ka veshur këmishë të bardhë, dhe pantallona jeshile.
Më poshtë shihet fotoja e 7 vjeçarit, i cili po kërkohet nga blutë.
Prindërit e tij ndodhen në panik, pasi ai u largua nga shkolla rreth orës 10:00, por nuk erdhi në shtëpi.
Kushdo që mund të shohë të lajmërojë policinë.
Sakaq, blutë janë mobilizuar për gjetjen e tij.