U lirua për të bërë punë vullnetare/ Lul Berisha i drejtohet gjykatës Kushtetuese, kërkon rrëzimin e vendimit të GJL për rikthimin e tij në burg

Lul Berisha i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Lartë, për heqjen e lirisë me kusht, dhe kthimin e tij ne burg. Nga arratia Berisha kundërshton ketë vendim si antikushtetues, dhe kërkon lënin në fuqi te vendimit të shkallës së parë e cila e liroi ish kreun e bandës së Durrësit nga burgu. Lul Berisha u dënua me 25 vite burg për disa vrasje në qytetin e Durrësit të ndodhura në periudhën 98-2004.

Ai u lirua me kusht 6 vite përpara se ti mbaronte dënimin me argumentin se e kishte kryer gjysmën e dënimit dhe se ishte rehabilituar. Prej një viti është në arrati, pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e vrasjes së Klodian Salliurt, ngjarje e ndodhur në vitin 2005./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme