Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem madhor. Macet dhe qentë janë kafshët të cilat më së shumti bien pre e sjelljes jonjerëzore nga qytetarët në mbarë vendin.
Së fundmi një video tronditëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar shihet teksa tërheq zvarrë me makinë qenin e tij, të cilin e ka lidhur në pjesën e pasme të automjetit.
Ngjarja është filmuar nga një qytetare në Fushë -Arrëz. Nuk dihet se ku ka përfunduar kafsha tashmë, por veprime të tilla po përsëriten pothuajse çdo ditë e askush nuk merr masa./GSH



