U masakrua me thikë në Sarandë, 29-vjeçari dërgohet te Trauma, si është gjendja e tij/ Disa të shoqëruar, ja si nisi sherri që tronditi dëshmitarët

Në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Kjo është situata shëndetësore e 29-vjeçarit Dino Majko, i cili u plagos me thikë mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Eniveld Aliaj, 37 vjeç, autori i dyshuar i shpallur në kërkim nga policia.

37-vjeçari Aliaj është me profesion peshkatar dhe njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shoqërore, pasi ka qenë i shoqëruar muajt e fundit edhe për ngjarje të tjera kryesisht zënka.

Si nisi sherri

Zënka mes Majkos dhe Aliajt ka nisur jashtë një lokali në lagjen nr.1 të Sarandës, mbi shëtitoren e qytetit rreth orës 21:50 dhe më pas të dy personat kanë përfunduar duke u konfliktuar brenda tij.

29-vjeçari është goditur disa herë më thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë, por fatmirësisht nuk ka pasur çarje enësh gjaku dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Precedenti

Ndërsa autori rezulton një person i njohur për policinë dhe problematikë, nga ana tjetër kjo është hera e dytë që Dino Majko plagoset. Në gusht të vitit 2020, atë herë 27 vjeç Majko u plagos në lagjen 4 në Sarandë me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë për motive banale. Madje Dino doli dhe në emisionin “Fiks Fare” ku denoncoi kualifikimin e veprës penale ndaj tij, të cilësuar si plagosje e lehtë dhe jo e rëndë.

Hetimet

Policia e Sarandës ka ngritur një grup hetimor për krimin, teksa ka shoqëruar disa dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen. Deri tani plagosja thuhet se ka ardhur për motive të dobëta.

Postblloqe të shumta janë ngritur në rrugët hyrëse e dalëse të Sarandës dhe shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Gjatë natës ka pasur dhe kontrolle banesash në vendet e dyshuara se mund të fshihet autori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme