Operacioni i ‘tmerrshëm’ ‘Five’, arrestohet vlonjati, ka kryer disa vepra penale

Një 35-vjeçar me dy emra A.(K). T. Është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës, me urdhër të SPAK.

Policia bën me dije se 35-vjeçari është pjesë e një grupi kriminal dhe GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Materialet u referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “FIVE”.

Operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e SPAK-ut.

Kapet në Vlorë, një prej të kërkuarve në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim A.(K). T., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ”SPAK”, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet u referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme