“U mblodhën prova dhe dokumente”- Salianji për komisionin e sistemit TIMS: Ervin Muça ka kryer shkelje! Ja pse ka pasur paligjshmëri

Ervin Salianji, i cili drejtoi për 4 muaj Komisionin Hetimor për sistemin TIMS ka prezantuar sot në Kuvend mendimin e pakicës.


Në fjalën e tij, Salianji publikoi gjetjet e Komisionit Hetimor, ndërsa tha se mazhoranca zvarriti kërkesat për informacion me pretendimin se ka pasur ndryshime të reja ligjore, por në fakt, sipas Salianjit kanë qenë pretekste për të bllokuar dhe për tu bërë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur në sistemin TIMS.

“Për shkak se komisioni nuk e kishte ezauruar të plotë veprimtarinë e tij dhe ekspertët e këtij komisioni kërkuan më shumë kohë për shkak të gjetjeve që Komisioni pati gjatë ushtrimit të veprimtarisë, përfaqësuesit e PD kërkuan edhe dy muaj shtesë për të shikuar deri në fund këtyre gjeteve. Kërkesë e cila u refuzua nga  mazhoranca pa pasur asnjë justifikim të arsyeshëm. Komisioni mblodhi prova dhe dokumente të nevojshme. Nga ana e përfaqësuesve të PS pati zvarritje të dërgimit të kërkesave për informacion me pretendimin se ka pasur ndryshime të reja ligjore, por në fakt kanë qenë pretekste për të bllokuar dhe për tu bërë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur në sistemin TIMS. Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion dokumentet e kërkuara. Anëtarët e PS refuzuan të thërrisni kryeministrin Rama, po ashtu refuzuan të thërrisnin për të dëshmuar ish ministrin Bledar Çuçi”, tha Salianji.

Salianji u shpreh se nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së.

Ai deklaroi se Ervin Muça nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme