Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku u mor në pyetje një orë nga prokurorët e posaçëm.
Ndreu është shprehur për media se ai ndodhet nën hetim nga SPAK për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Socialisti tha se ndodhet në këtë akuzë për shkak të denoncimit nga Partia Demokratike mbi një problem procedure, ku PD-ja në Lezhë nuk është dakord që të shtrohet trotuari për qytetarët.
Sipas tij e gjitha është një kallëzim politik, e nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.
Pjerin Ndreu u paraqit i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, rreth orës 10:00.
Ndreu: Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.
Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.
Jemi në proces, thash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës.
Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.