“U njohëm në Instagram”, 13-vjeçarja tregon dramën e jetës: U martova, familja e tij vetëm në ka dhunuar dhe sharë

Një 13-vjeçare, e cila jeton në rrethinën e Gjilanit para pak muajve njohu një djalë përmes rrjetit social “Instagram”. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe me dijeninë e familjes kjo vajzë e mitur u martua me djalin, i cili jeton në një tjetër qytet. Por martesa e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj, shkruan Express.

E mitura në mënyrë sistematike kishte pësuar dhunë fizike dhe psikike nga burri dhe familja e tij, madje edhe për arsye banale.

“Unë kam pas dhunë nga e gjithë familja e tij. Aty më kanë rreh. Më kanë sha. Unë e kom njoftua atë djalin në “Instagram”. Njëherë kemi dalë e pas saj ky ka ardh me një veturë e më ka marrë”,-ka deklaruar 13-vjeçarja në praninë e familjarëve të saj. Ajo thotë se nuk ka mundur të jetojë në një situatë të tillë.

Ndërkaq, familja e të miturës ka dhënë versionin e saj për këtë ngjarje. Prej atje thonë se i kishin thënë vajzës se do të ketë probleme edhe me ligjin si pasojë e kësaj martese.

“Çika kish dhunë, unë i thashë hajde në shtëpi se nuk mundesh me vazhdua me qëndrua ashtu”, thonë familjarë të saj.

Por, shkollimin kjo 13-vjeçare tash nuk është duke e vazhduar. Ajo thotë se shkolla ku ajo i kishte vijuar mësimet, shkaku i mungesave nuk po e pranon më.

“Unë jam e regjistruar në shkollë. Mirëpo, më nuk më kanë pranua shkaku i mungesave që kisha disa javë”, thotë ajo.

Në Kosovë brenda një viti martohen mesatarisht 80 vajza të mitura.

Por ka edhe shumë raste kur ato në moshë kaq të re mbesin shtatzënë. Rasti i fundit ka ndodhur në Kosovë gjatë fundit të muajit shtator të këtij viti. Në QKUK më 30 shtator u lind një foshnje nga nëna e moshës 14-vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme